Euro2024

Hjulmand presion Gjermanisë: Kemi shanse, jemi skuadër e madhe

06/29/2024 11:25
nga:Mergim Rreci

Në letër, Gjermania është favorite absolute jo vetëm për sfidën kundër Danimarkës, por dhe një nga kandidatët kryesor për të triumfuar në këtë Evropian, për këtë është i qartë edhe Kasper Hjulmand, por në futboll asgjë nuk është e pamundur:

“Anglia makth për rivalët”, Gordon: Ka negativitet, por njerëzit presin shumë nga ne
“Gjermania është qartësisht favorite. Për ne është një duel perfekt. Kemi luajtur ndeshje të rëndësishme, kundër rivalëve të rëndësishëm. Nuk humbëm kundër Anglisë, ndërsa dy herë radhazi kemi fituar kundër Francës.

Ne kemi një mundësi pasi jemi një skuadër e madhe, mezi presim ta luajmë këtë ndeshje pasi shumë lojtarë kanë një lidhje të fortë me Gjermaninë, ne e dashurojmë futbollin gjerman”, u shpreh trajneri i Danimarkës në konferencë për shtyp.