Lajme

Analisti politik tregon arsyet pse LDK e AAK nuk e përkrahin shpërbërjen e Kuvendit

05/29/2024 15:36
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, ku dhe kërkon dorëheqjen e tij.

Edhe shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, por kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Analisti politik, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se lideri i AAK-së nuk e përkrah shpërndarjen e Kuvendit, pasi që nuk dëshiron që pas zgjedhjeve tjera të jetë vetëm kryetar i AAK-së.

Sa i përket LDK-së, ai thotë se ka vendosur që të jetë në opozitë edhe për katër vite tjera, ku shton se meqë është puna kështu, Kurti ose duhet ta shpërndajë qeverinë me dorëheqje ose zgjedhjet të shtyhen deri në vjeshtën e vonë të vitit 2024.

“E para e punës, lideri i AAK-së nuk e përkrah shpërndarjen e Kuvendit, sepse nuk dëshiron pas zgjedhjeve tjera të jetë vetëm kryetar i AAK-së, kurse LDK-ja ka vendosur të jetë opozitë edhe 4 vite, meqë është kështu puna, atëherë Kurti o duhet ta shpërndajë qeverinë me dorëheqje, ose ato duhet të shtyhen deri në vjeshtën e vonë të vitit 2024”, tha Sadiku për GazetaBlic.

AAK-ja s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit

“LDK refuzon farsën e darkave” – Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti