Kampionati Evropian 2020 vazhdon edhe sot, me gjysmënfinalen tjetër midis Anglisë dhe Danimarkës.
Anglia dhe Danimarka takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.
Historiku i përballjeve mes ketyre dy ekipeve flet gjithmonë për “Tre Luanët” të cilët dominojnë me fitore por në ’92 kur dhe Danimarka fitoi Europianin, keto dy skuadra u ndeshën në Grup dhe ndeshja përfundoi 0-0.
Në dy përballjet e fundit, në 2020 në ndeshjet e Nations League, Danimarka ja ka bërê të vështirë Anglisë, ku pikërisht në Wembley ku do të luajnë këto ekipe, nordikët fituan 1-0 me gol të Eriksen ndërsa sfida në Danimarkë përfundoi 0-0.
/GazetaBlic Sport/


