Skuadra kosovare, Prishtina 01 ka siguruar një sukses të jashtëzakonshëm në futsallin europian.
Prishtina 01 ka fituar sot ndaj ekipit kroat, Novo Vrijeme, në Ligën e Kampionëve në Main Round, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi kryeqytetas fitoi me rezultatin 6-7, duke arritur sukses të madh, pasi tani zyrtarisht janë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë.
Selmanaj realizoi tri gola sot, Alaj dy, teksa Limani, Krasniqi e Rukovci nga një për fitoren historike.
/GazetaBlic Sport


