Maroku është kualifikuar tutje në çerekfinale të Kupës së Botës.
Kombëtarja afrikane ka bërë befasinë e madhe duke e eliminuar Spanjën e Luis Enrique, shkruan GazetaBlic Sport.
Marokienët triumfuan pas penalltive, pasi që ndeshja pas 120 minutave përfundoi 0 me 0.
Ky është një kualifikim historik për Marokun, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë të kalonte në çerekfinale.
/GazetaBlic Sport/