Sporti

Historike, Lara Colturi kap finalet e Botërorit të skive

03/09/2024 18:29
nga:E K

Duket se është e lindur për të bërë gjëra të mëdha, teksa këtë të shtunë ka shkruar sërish historinë për Shqipërinë, në sportin e skive, me talenten 17-vjeçare të këtij sporti, teksa ka arritur të kalojë një tjetër fazë, në Kupën e Botës në ski alpine, teka është kualifikuar në fazën finale të garës së slalomit gjigant.

Kështu, Lara Colturi do të na përfaqësojë për herë të parë në finalet e Kupës së Botës që do të mbahen në Saalbach të Austrisë fundjavën që vjen, teksa me garen e sotme të Grand Slam-it në ARE ka arritur të renditet midis 25 më të mirave në klasifikimin sezonal në këtë disiplinë duke bërë që të kualifikohet për në finale.

Nesër në ARE në Slalom, adoleshentja shqiptare do të tentojë të mbrojë klasifikimin e saj në vend të 25 për t’u kualifikuar për në finalet e Saalbach edhe në këtë disiplinë.