Sporti

Historike: Kosova siguron një vend në ‘Play-off’in kualifikues të Kupës së Botës

11/15/2025 22:36
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një sukses historik.

‘Dardanët’ kanë triumfuar në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe kanë siguruar ‘Play-off’-in e Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 2, rezultat ky që e dërgon kombëtaren e shtetit tonë, në fazën finale kualifikuese.

Një gol i Fisnik Asllanit dhe një autogol i Karnicnik, rezultuan me triumfin e madh.

/GazetaBlic Sport/