Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndaj Islandës me rezultatin 1-3 në Murcia të Spanjës, duke bërë kështu një arritje masive në Ligën e Kombeve.
Djemtë e Franco Fodas kanë fituar në Prishtinë me rezultatin 2:1 dhe sot 1:3 në Spanjë, për t’u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.
Sot, Vedat Muriqi ishte heroi i “Dardanëve”, pasi realizoi hat-trick, duke na ndihmuar edhe njëherë në objektivat tona.
‘Dardanët’ kanë bërë një arritje masive, pasi para 7 vitesh ishim në Ligën D të Ligës së Kombeve, teksa për dy cikle kemi arritur të bëjmë përmirësim të madh, duke u ngjitur dy shkallë më lartë.
Kosova tani do të luajë miqësore në qershor me Armeninë, teksa më pas në shtator do rikthehen kualifikueset për Botëror.
/GazetaBlic Sport


