Ka dalur lista e renditjes së FIFA-së për muajin nëntor.
Përfaqësuesja e Kosovës, për herë të parë që nga anëtarësimi në vitin 2016, ka hyrë në top 100-shen e FIFA-së, duke u pozicionuar në vendin e 99-të.
Kjo vjen si rrjedhojë e rezultateve positive që Kosova kishte në “Nations League”.
Ndërsa Shqipëria, nuk ka ndryshuar pozicion duke mbetur në pozitën e 65-të.
Listës së FIFA-së i prin përsëri Argjentina, ndërsa në vend të dytë Franca dhe në vendin e tretë kampioni Evropian, Spanja.