Sporti

Historike: Juniorët e 2 Korrikut sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve

10/02/2024 15:58
nga:Mergim Rreci

Skuadra e 2 Korrikut tek juniorët ka arritur sukses të jashtëzakonshëm.

Kjo skuadër ka triumfuar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Bylisit, duke u kualifikuar në raundin e dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Të rinjët e skuadrës kosovare triumfuan me rezultat 2 me 1 në ndeshjen kthyese, me rezultatin e përgjithshëm që ishte 4 me 2.

Haris Isufi dhe Rin Ahmeti shënuan golat e fitores në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/