Kampionia e Kosovës mundi në udhëtim Shelbourne-n, me rezultat 1-0, të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të kësaj garë evropiane.
Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, me pak raste të krijuara për gol.
Skuadra jonë nuk ia doli që të shfrytëzojë largimin e Norris me karton të kuq nga minuta e 16-të.
Mirëpo, Drita më mirë e nisi fraksionin e dytë të kësaj sfidë, duke e kërkuar rrugën e golit të cilin e gjeti përmes Ajzerajt në minutën e 57-të.
Pas golit të pësuar, skuadra irlandeze bëri presion më të madh drejt portës së skuadrës sonë, në kërkim të golit të barazimit, megjithatë, Drita nuk u thye dhe në fund iu gëzua fitores.
Pas kësaj fitore, Drita ka pesë pikë dhe ngjitët në vendin e 14-të, kurse, Shelbourne është e 30-ta me vetëm një pikë.


