Lajme

Historiani maqedonas Georgiev: “Falsifikuam historinë për të ndërtuar një komb”

02/09/2022 10:00
nga:Donika Fetahu

Profesor Dragi Georgiev, nga Instituti Kombëtar i Historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka theksuar se është falsifikuar historia që të ndërtohet një komb.

“Falsifikuam historinë për të ndërtuar një komb”, e pranon historiani kryesor i Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë që ka dhënë për mediat, Georgiev ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut, historiografia ishte në funksion i ndërtimit të kombit.

“Asnjë në Maqedoninë e Veriut, nuk e kundërshtoi qëndrimi e historianëve tanë, asnjë”, thotë ai.

“Ata kishin një mision tjetër. Po, ata kishin një mision tjetër, e saktë.Dhe tani ne duhet të shikojmë historinë me më shumë guxim, nëse e bëjmë ne do të rrisim besimin në njëri-tjetrin”, ka theksuar ai.

Po, shton ai, kjo është mënyra se si kombi ynë është i ndërtuar dhe nuk duhet të kemi frikë nga kjo.

“Ky komb është i ndërtuar.Në të kaluarën kanë qenë disa gjëra që nuk korrespondonin me shkencën akademike, këto gjëra ose janë mbulur ose janë trajtuar në mënyrë selektive. Ne gjithashtu duhet ta pranojmë që ka pasur falsifikim të dokumenteve, në vend të “Bullgare”, ata kishin shkruar “Maqedonase”, dhe kjo duhej pranuar”, thotë ai.

Pjesë nga intervista e Georgiev:

https://m.youtube.com/watch?v=GIPr4HLqUPE&feature=youtu.be