Lajme

Historiani Bajrami denoncon rolin e Kishës Ortodokse Serbe në shpronësimin dhe shfarosjen e shqiptarëve

05/19/2025 19:18
nga:G B

Historiani Hakif Bajrami ka folur lidhur me historinë e qasjes së Kishës Ortodokse Serbe ndaj kriminelëve të luftës.

Ai ka thënë në Five në RTV Dukagjini se Serbia kishtare, politike e shtetërore i ka bërë 37 programe që kanë për qëllim shpronësimin, shpërnguljen e shfarosjen e shqiptarëve në përgjithësi.

Bajrami ka thënë se prej se kur ekziston kisha serbe, është kishë shoviniste.

“Unë nuk jam kundër religjioneve, por njëfarë Nikolla Velimiroviq gjatë Luftës së Dytë Botërore e thotë tekstualisht: këtë që po e bën Hitleri sot kundër hebrenjve, e ka bërë Shen Sava në mesjetë kundër shqiptarëve, kundër arbanasëve”, ka thënë ai.

“Gjatë luftës këtu në Kosovë ’98-’99, tre Popa kanë qenë duke e shikuar me turp nga kisha që është kah të shkon për Gërmi, duke e shikuar Renata Flotaon që ka qenë në shtëpinë e Rugovës. Familja e Ibrahim Rugovës ka qenë e paraparë të ekzekutohet sikurse familja e Adem Jasharit. Nuk ka rast të tillë që një shtet të luftojë kundër një familje. Ka qenë e paraparë nga Darinka Markoviqi, ajo prokurorja e njohur, ajo kriminelja, që Adem Demaçi me tërë stafin e tij të ekzekutohet para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Nuk kanë ndodhur ato gjëra për arsye se avionët e NATO-s dhe UÇK-ja i dolën krah këtij populli duarartë”, ka thënë ai.