Sporti

Historia vazhdon: Koke rinovon kontratën me Atleticon

03/25/2024 13:29
nga:Lorik J

Atletico Madrid i ka vazhduar kontratën një prej legjendave të tyre dhe kapitenit aktual të skuadrës – Koke.

Koke ka ruajtur politikën e klubit në rinovimet e fundit. Ai mori një ulje rroge ashtu siç bënë trajneri Diego Simeone dhe Antoine Griezmann. Futbollisti kishte një nga pagat më të mëdha në formacion, por në rinovimin e tij e uli ndjeshëm.

Ai është simboli i Atletico-s dhe pasqyra në të cilën shikohen lojtarët e rinj si Barrios dhe Riquelme. Koke ka zgjatur kontratën me Atletico Madrid deri në vitin 2025.

/GazetaBlic Sport