Lajme

Historia e zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe lidhja “dashje pa dashje” me atentatin ndaj Gligorovit

10/21/2021 01:04
nga:Gazeta Blic

Një atentat ndaj Kiro Gligorov-it dhe vëmendja e Shërbimeve Sekrete të Rajonit u drejtuan te një shqiptar nga Kaçaniku, i vendosur prej vitesh në Tiranë.

A ishte ky shkaku i ngatërresës dhe konsiderimit shqiptaro-maqedonas të aktivistit nga Kaçaniku?

Flasin familjarët, bashkëpunëtorët dhe ata që kanë shoqëruar rastin ndër vite.

“Ne kemi kërkuar ndihmë nga çdo njeri i mundshëm, shqiptar dhe jo shqiptarë. Por të gjithëve ju kanë thënë se mos të merren me këtë punë pasi është sekret shtetërorë. Kishte nga ata që ju kanë thënë se mund të iu shkojë koka”, rrëfen djali i Remziut, Ardiani.

Familja për një çerek shekulli, nuk u ndalën kurrë së kërkuari familjarin e tyre.

E në ditën kur u bënë 25 vjet nga zhdukja e biznesmenit, familja ka mbyllur kërkimet për eshtrat e tij.

Kjo pasi, ata humbën çdo shpresë, që institucionet e drejtësisë në Shqipëri, do të tregojnë, se ku gjenden eshtrat e biznesmenit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare.

Të gjitha pistat dhe hipotezat nën dritën e drejtësisë së re janë trajtuar në emisionin “Dosje të hapura” në Radio Televizionin Publik Shqiptar.