Sporti

Historia e thotë: Barcelona mund të bëhet kampion i La Ligas!

09/01/2024 16:06
nga:Lorik J

Historia është në anën e Barcelonës dhe sugjeron që katalanasit do të jenë në gjendje të ngrenë titullin e La Ligës.

Natyrisht, kjo është vetëm një hipotezë e bazuar në rastet e fundit në të cilat Blaugranasit e kanë nisur kampionatin me katër fitore radhazi, si këtë sezon.

Barcelona ka qenë kampione e Spanjës në 9 nga 11 herët e fundit, në të cilat filloi me katër fitore- 1984/85, 1990/91, 1997/98, 2009/10, 2012/13, 2014/15, 2015/16, 2017/18 dhe 2018/19.

Në dy rastet e tjera – sezoni 1972/73 dhe 2013/14, katalanasit ishin nënkampionët, dhe titullin e fitoi Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport