Sporti

Historia e jashtëzakonshme e Tyson Fury: Mposhti alkoolin, depresionin, mbipeshën dhe u kthye për të sunduar ringun

04/23/2022 21:21
nga:E K

Tyson Fury ka një karrierë fenomenale në boks, përkundër disa vështirësive që i kaloi.

Tyson Fury gjatë karrierës së tij si boksier është përballur me disa vështirësi, por përkushtimi i tij për sportin ka bërë që të gjitha ato t`i kalojë.

Boksieri kishte kaluar një periudhë depresioni, që e kishte çuar atë drejt përdorimit të drogës, ndërsa më pas droga kishte ndikuar që ai të shtonte në peshë.

Përkundër të gjitha këtyre problemeve që Tyson kishte kaluar gjatë karrierës së tij, ai arriti të rikthehet në ring.

Ai ka zhvilluar gjithsej 32 ndeshje prej të cilave 31 i ka fituar (22 me nokaut), ndërsa në një ndeshje është ndarë baras.

Ai sot do të përballet me Dillian Whyte në meçin për peshat e rënda në WBC, përballje kjo që do të zhvillohet në ‘Wembley’, me fillim nga ora 23:00.