Sporti

Histori e pazakontë: Hummels ishte harruar në Koln pas një ndeshje futbolli

04/08/2021 17:37
nga:Lorik J

Gazeta gjermane, Bild ka publikuar këtë të enjte një storie të pazakontë që ka ndodhur te skuadra e Borussia Dortmund.

Pas ndeshjes së 20 marsit në Koln, përderisa ekipi i Dortmund po kthehej në shtëpi nga barazimi 2-2, ekipi kishte harruar ta merrte mbrojtësin Hummels në autobus, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas 90 minutave lojë ekipi i Dortmundit kishte marrë menjëherë autobusin për kthim në shtëpi.

Udhëtimi do të zgjaste 90 kilometra, dhe pasi  ishin nisur për t’u kthyer në Dortmund, ekipi kishte kuptuar se Hummels nuk ndodhej në autobus.

Megjithatë mbrojtësi, Matts Hummels kishte gjetur zgjidhje vet pasi ishte kthyer në shtëpi me veturë sëbashku me një anëtar të stafit të klubit gjerman.

/GazetaBlic Sport.