Lajme

Hisen Berisha: Ramush Haradinaj po i ‘vardiset’ Albin Kurtit për pushtet!

08/05/2023 08:24
nga:Y I

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haardinaj, se PDK-ja dhe LDK-ja janë bashkëpjesmarrëse me Kurtin në të keqen që po i ndodh vendit, ka ngjallur shumë reagime në kampin opozitar.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, një deklaratë të tillë e cilëson banale dhe të paqëndrueshme.

Berisha tha për “Gazeta Blic” se kjo është një “vardisje” e Ramush Haradinajt kundrejt pushtetit.

“Deklarata e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, se “PDK dhe LDK janë pjesëmarrës në të keqen që po i ndodh vendit,” nuk është vetëm e pa qëndrueshme, por duket banale. Por, më shumë e kuptoj si “vardisje” të Ramush Haradinajt e të AAK-së që po i bën pushtetit. Mocioni si mekanizëm juridik kushtetues, në rast dështimi do ta akomodonte keq/qeverisjen Kurti deri në vitin zgjedhor. Kurse “moratoriumi” i PDK, duhet ti detyroj në një kompromis konsensual për një qeveri gjithpërfshirëse. Ky duhet të jet fokusi politik opozitar dhe i shoqërisë civile” tha Berisha për “Gazeta Blic”

Por tutje deputeti i PDK-së, deklaron se Albin Kurti të njëjtin e sheh larg nga pushteti.

“Këto reagime i shoh si tendenca për tu mbuluar në lakuriqësinë e tij politike deri në irritim, që të ofrohet me pushtetin. Por, ashtu siç ia kam bërë të ditur, Albin Kurti e sheh largë nga pushteti.Paqartësia e tij dhe e subjektit që drejton, në përcaktimin filozofik të veprimit politik, e bën të joshet edhe nga koncepte e filozofi politike që të paktën deklarativisht e bëjnë të dallueshëm” deklaroi Berisha.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kritikuar dje dy partitë opozitare që nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Albin Kurtin nga pushteti përmes mocionit.

Ai ka thënë se para se të thonë “nuk i kemi numrat”, duhet t’i ofrojnë numrat.

“Kurti duhet me shku në shtëpi dje, e jo sot, se sot vonë jemi. Dëmet janë rritë. Për këtë jam i mërzitur nga dy partitë opozitare. Sepse para se të thonë nuk i kemi numrat, ata duhet t’i japin numrat e tyre. Duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre me e çu në shtëpi Kurtin. Bile e kishim pshtu Kurtin, mos me hy në gabime të reja, në rreziqe të reja, pasojave më të mdhaja”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Hisen Berisha, PDK

/Gazeta Blic/

Haradinaj: PDK dhe LDK janë bashkëpjesëmarrës me Kurtin në të keqen që po i ndodhë vendit