Lajme

Hisen Berisha për paralajmërimet e Konjufcës: Tërheqje e vëmendjes nga temat më të ndjeshme

07/03/2024 21:41
nga:G B

Paralajmërimet e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca se në Serbi po ushtrojnë qindra njerëz për ta sulmuar Kosovën, ka nxitur reagim në vend.

Për këto paralajmërime në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur ish-ushtaraku i UÇK-së, Hisen Berisha.

Ai ka thënë se paralajmërimet e Konjufcës kanë për qëllim tërheqjen vëmendjes nga temat e ndjeshme, raporton gazeta10.

“Paralajmërimin e Konjufcës e shoh në shërbim të politikave ditore për konsum politik dhe elektoral. Kjo është tendencë për ta tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Kosovës nga temat që janë shumë me të ndjeshme për ta, siç janë ato sociale, ekonomike etj”, ka thënë Berisha.

“Teoria e frikësimit e ndjelljes së panikut dhe frikësimit të qytetarëve nga temat e luftës është teori dhe doktrinë e regjimeve totalitare. I tillë ka qenë regjimi diktatorial i Enver Hoxhës”, ka thënë Berisha duke shtuar se Albin Kurti e tejkalon edhe Enver Hoxhën.