Lajme

“Hiqi duart, le t’iu shohin krejt”, mitrovicasit i kapin hajnat dhe i incizojnë derisa vjen Policia

04/10/2021 16:35
nga:M K

Disa banorë të fshatit Gushavc të Mitrovicës kanë arritur që të kapin në flagrancë dy persona të dyshuar për vjedhje. Banorët kanë incizuar të dyshuarit deri në momentin që në vendin e ngjarjes ka arritur Policia.

Me datën 09.04. 2021 rreth orës 00:57 në fshatin Gushavc, Mitrovicë janë kapur dy persona të dyshuar, të cilët janë vërejtur dje nga ana e fshatareve, tek të njëjtit është gjetur një pistoletë e prodhimit çek me karikator me 7 fishekë të cal. 7.65 mm, si dhe armatim për thyerje dhe vjedhje: levë, dorëza, kapelë ngjyrë e zezë, lidhëse të plastikës dhe një portofol me dokumente të identifikimit.

Njësiti hetimor nga SP-Veri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dëshmi kanë konfiskuar material dëshmues, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor për dhënien e deklaratës.

Është kontaktuar prokurori shtetëror për Vepra të Rënda i cili rastin e kualifikon si më lartë.

Me punë të mëtutjeshme operative Njësiti Hetues SP-Mitrovica – Veri kanë ardhur deri tek të dhënat Operative se të dyshuarit në shtëpitë e tyre posedojnë armë tjera dhe municion. Me urdhër vërbal nga gjyqtari kujdestar janë lejuar dhe kryer tri bastisje, në tri lokacione.

Lokacioni 1- fsh. Bistricë, KK Leposaviq –janë gjetur një pushkë automatike, dhe një armë M-48.

Lokacioni 2-Mitrovica Jug – Lagja Kolonia- janë gjetur – pjesë të pushkës automatike, karikator të pistoletës , si dhe një sasi e municionit të kalibrit të ndryshëm.

Lokacioni 3 –Zveçan –Gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë.

Nga të dyshuarit janë marrë tre telefona mobil, të cilët kanë material të shumtë dëshmues, për vepra të ndryshme penale, në këtë drejtim hetimet vazhdojnë.

Ndërkohë është kontaktuar Prokurori kujdestar, nga ana e hetuesisë, të dyshuarve ju caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë.

Gjatë kryerjeve së punëve operative-hetimore policore, është ofruar bashkëpunim i mirë dhe asistencë nga ana e hetimeve: SP – Mitrovica-Jug, SP-Leposaviq , SP-Zveçan.

LEXO EDHE:

Nis ‘lufta’ për zgjedhjet lokale, LDK-ja akuzon Haskukën se i kanë mbetur rreth 20 milionë euro suficit