Analisti politik, Arton Demhasaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti u bën sulme të pandalshme gjykatave vendore dhe asaj Kushtetuese, ndërsa jo edhe Dhomave të Specializuara në Hagë dhe kjo pasi aty është në pyetje UÇK-ja.
“Hipokrizia ka emër: Albin Kurti”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Të gjitha gjykatave vendore – të rregullta, madje edhe Gjykatës Kushtetuese – ju bën vlerësime politike e sulme të pandalshme…
Por Dhomave të Specializuara në Hagë, jo! Pse? Sepse aty është në pyetje UÇK-ja!
Hipokrizia ka emër: Albin Kurti!


