Sporti

Hincapie prezantohet tek Arsenali: “Xhaka më foli shumë mirë për klubin”

09/02/2025 17:46
nga:Lorik J

Arsenali e mbylli merkaton e madhe të transferimeve me një lajmtë madh, duke siguruar një zëvendësues kyç në mbrojtje, Piero Hincapie , qendërmbrojtësin ekuadoras të marrë nga Bayer Leverkusen në huazim me mundësi blerjeje për 45 milionë funte.

Hincapié u prezantua në kanalet zyrtare të klubit dhe tha: “Vetëm një bisedë me Artetën ishte e mjaftueshme për të më bindur për vendimin që po merrja. Jam shumë i lumtur! Dua të integrohem sa më mirë të jetë e mundur me shokët e mi të rinj të ekipit dhe të kem një sezon të mirë.”

A ke folur me ish-shokun tënd të skuadrës, Xhakën? “Folëm shumë, por jo për Arsenalin. Megjithatë, në një moment e pyeta për Arsenalin, si po shkonin gjërat këtu. Ai foli shumë mirë për klubin dhe si ndihej gjatë kohës që ishte këtu. Më pëlqeu shumë biseda që patëm gjatë asaj kohe. Ai më dërgoi një mesazh kohët e fundit; ai gjithmonë ka folur me shumë mirë për klubin.”

“Gjithmonë dua të fitoj trofe për këtë klub, të bëj emër për veten time dhe të lë gjurmën time. Dua të kem një fillim të mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport