Vendimi i fundit i UEFA-s për ndeshjen Kosovë-Rumani, e cila ishte ndërprerë për shkak të thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë ndaj kombëtares së Kosovës dhe zënkës që paten të dyja ekipet, u komentua në studion e ‘Politikos’, ku nuk munguan as përplasjet.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka sugjeruar që kombëtarja e Kosovës të krijojë një urë bashkëpunimi me kombëtaret e tjera.
“Ato duhen me ba njëfarë ure të bashkëpunimit. Këta të Serbisë kërkun në botë nuk kanë simpati. Nderin më të madh nëse FFK e krijon një disponim që Albin Kurti kur të shkojë për ta pare lojen çohet në kambë ua nderon himnin shteteve pavarësisht kushdo që është ai”, ka thënë Haziri.
Ndaj një deklarate të tillë ka reaguar gazetari Matoshi.
“Z.Haziri, kryeministri nuk është çu në kambë për himnin e Kosovës. Unë po flas për nacionalizmin endemik që është kriju në shkollë, qeverisje, akademi, te bujqit, e qeky mendimi barazitar, egalitar e nacionalit, çka është ky mohim i shtetit të Kosovës”, ka thënë Matoshi.
“Mirëpo Kurti tashmë po ngritet për himnin e Kosovës”, ka thënë moderatori Sadiku.
“Po ngritet derisa ta merr rrogën, e shohum kur ta le qeverinë a ngritet”, ka thënë Matoshi.