Sporti

Himni i Champions League nuk do të luhet para ndeshjeve të ekipeve britanike – shkak vdekja e mbretëreshës

09/13/2022 14:28
nga:L J

Himni ikonë i Ligës së Kampionëve nuk do të luhet në ndeshjet e organizuara në Britani këtë javë.

Liverpool, Rangers, Chelsea dhe Manchester City kanë të gjithë ndeshjet në shtëpi në Ligën e Kampionëve të martën ose të mërkurën, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtarët nuk do të ndëgjojnë himnin e famshëm në shenjë respekti për Mbretëreshën, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare të enjten e kaluar.

UEFA ka marrë vendimin për të mos luajtur himnin dhe klubet do të respektojnë këtë.

Lojtarët gjithashtu do të mbajnë shirita të zinj dhe flamujt në stadium janë ulur në gjysmështizë.

/GazetaBlic Sport