Himni kombëtar i Anglisë do të luhet para të gjitha ndeshjeve të Premier League këtë fundjavë, në shenjë respekti ndaj Mbretëreshës Elizabeth II pas vdekjes së saj.
Trajnerët gjithashtu do të inkurajohen të veshin kostume dhe do të ketë një duartrokitje për një minutë në minutën e 70’të – për të shënuar numrin e viteve të mbretërimit të Mbretëreshës, raporton The Indepented.
Dy ndeshje të kësaj fundjave janë shtyer: Chelsea vs Liverpool dhe Manchester United vs Leeds.
/GazetaBlic Sport


