Lajme

Hill pjesë e seancës ku do të betohen Vulin e Popoviq, të sanksionuarit e Amerikës

05/01/2024 14:02
nga:G B

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, është duke marrë pjesë në seancën që po mbahet në Kuvendin e Serbisë për betimin e anëtarëve të rinj të qeverisë serbe.

Në mesin e tyre janë edhe Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq, të cilët janë në listën e zezë të sanksioneve amerikane që nga viti i kaluar.

Seanca e ka vetëm një pikë të rendit të ditës e që është zgjedhja e qeverisë dhe betimi i kryetarit dhe anëtarëve. Vulin do të kryejë funksionin e zëvendëskryeministrit, kurse Nenad Popoviq është caktuar ministër pa portofol, shkruan Nova.

Vulin e gjeti veten në listën e zezë të ShBA-së, i akuzuar për praktika korruptive dhe ndikim pro-rus, ndërsa Popoviq për korrupsion.

Hill kishte deklaruar më parë se amerikanët nuk duan të bëjnë asgjë me Vulinin. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit ka reaguar për faktin se në qeverinë e re janë dy persona të sanksionuar, e  për këtë janë shprehur të zhgënjyer.