Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka reaguar pas takimit që ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
Hill ka thënë se është kënaqësi të shohësh një ambasador të shkëlqyer si Gjuriq teksa takohet me presidentin e SHBA-ve.
Ai e ka quajtur këtë një shenjë të rëndësisë së partneritetit të Serbisë me SHBA-të për më shumë se 140 vjet.
“Është kënaqësi të shoh ambasadorin e shkëlqyer të vendit mik në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Presidentin Biden. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndërtuar me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill.
Zadovoljstvo je videti odličnog ambasadora prijateljske zemlje u @WhiteHouse zajedno sa @POTUS. Znak važnosti partnerstva koje delimo sa Srbijom više od 140 godina. https://t.co/MZstEghU46
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) April 9, 2022


