Lajme

Hill pas vizitës në Luginë të Preshevës: Do ta shoh se si mund të jem i dobishëm

03/28/2023 19:26
nga:Astrit Gashi

Pas vizitës së tij të parë në Luginë të Preshevës ku edhe shuajti shpresat për reciprocitet në të drejta të pakicave kombëtare, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, thotë se “do të mendoj dhe shoh se çfarë mund të jem i dobishëm të bëj”.

Një ditë më parë Hill u shpreh tejet haptazi se çështja e pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës “është çështje ekskulizivisht e shtetit të Serbisë” dhe se si çështje e tillë nuk është e përfshirë në Dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve.

“Patëm diskutime të hollësishme me kryetarin [e Preshevës, Shqiprim Arifin] dhe më njoftoi në hollësi rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë”, u spreh Hill.

“Kthehem në Beograd dhe do të mendoj e shoh se për çfarë mund të jem i dobishëm të bëj. Por, është shumë me rëndësi që njerëzit ta kenë të qartë atë se çfarë thonë e çfarë kërkojnë”, theksoi ambasadori amerikan.