Lajme

“Hilary” godet Kaliforninë pasi zbarkoi në Meksikë

08/21/2023 09:59
nga:N M

Qendra e stuhisë tropikale “Hilary” është zhvendosur në Kaliforninë Jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

San Diego do të përballet me stuhinë përpara se ajo të shkojë në zonën e Los Anxhelosit, ku më shumë se 9 milionë njerëz janë nën paralajmërimin e përmbytjeve, raporton CNN.

“Hilary” u zhvendos në veri përgjatë Meksikës gjatë të dielës, duke goditur gadishullin Baja California, ku të paktën një person vdiq.

Ndërsa erërat u zvogëluan të dielën, reshjet e mëdha të stuhisë sjellin rrezikun e përmbytjeve “katastrofike dhe kërcënuese për jetën” në pjesë të Kalifornisë dhe Nevadës.

Banorët e Kalifornisë jugore që tashmë po përgatiteshin për një stuhi të rrallë verore u goditën gjithashtu nga një fenomen më i njohur të dielën: një tërmet me magnitudë 5.1 ballë.