Sporti

Higuain “thumbon” Juventusin: Ata me fotografonin barkun, unë shënoja 30 gola

06/23/2022 23:51
nga:Mergim Rreci

Gonzalo Higuain kthehet në kohë.Sulmuesi argjentinas, tashmë pjesë e Inter Miamit, i është rikthyer eksperiencës në Itali në radhët e Napolit dhe Juventusit.

Në një intervistë për mikrofonat e kanalit “TyC Sports”, qendërsulmuesi pranoi se kishte kaluar periudhën më të vështirë gjatë qëndrimit të tij në Juventus, duke zbuluar një prapaskenë të veçantë:

“Juventusi ishte ekipi më kërkues për peshën trupore. Çdo vit më fotografonin barkun dhe më pas shënoja 30 gola. Por më pëlqente të isha i karikuar, sepse e dija se si do të përfundonte… Ndonjëherë e tërhiqja barkun kur bëja foto”.

Tek Juventusi, nga korriku 2016 deri në janar 2019 (në mes huazimet te Milanit dhe Chelsea), Gonzalo Higuain shënoi 66 gola dhe dhuroi 16 pasime për gol në 149 paraqitje me fanellën bardhezi me të cilën fitoi tre tituj kampion dhe dy Kupa të Italisë.