Gonzalo Higuain kujtoi kohën e tij në Real Madrid dhe pranoi se ishte i habitur kur Real Madrid vendosën të nënshkruanin me sulmuesin francez Karim Benzema.
Ai tha se ishte i habitur me vendimin e klubit spanjoll pasi në atë edicion ai kishte shënuar 27 gola, shkruan GazetaBlic Sport.
“Pas një viti në të cilin shënova 27 gola dhe Cristiano Ronaldo 26, Real Madrid nënshkroi me Benzema dhe Kaka në verë. Unë mendova: “Nuk mund të jetë e vërtetë. Sa gola duhet të shënoj? Unë jam një golashënues”, tha fillimisht ai.
“Benzema erdhi dhe ne arritëm të merrnim më të mirën nga njëri-tjetri. Me Benzemën ishte një garë shumë e shëndetshme. Mund ta shihni që Benzema ishte një sulmues i shkëlqyer. Fatkeqësisht ne nuk mund të luanim shumë së bashku“, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


