Lajme

Hidhet nga kati i tretë i banesës, ndërron jetë 85-vjeçarja

12/22/2021 09:33
nga:Q R

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.

Policia njofton se shtetasja me iniciale S. D., 85-vjeçe është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Dhuratat që dyshohet se morën zyrtarët e arrestuar në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtime në Brezovicë