Një mjet shpërthyes është hedhur të dielën në mbrëmje në oborrin e stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës
Lajmi është konfirmuar për GazetaBlic nga Policia e Kosovës.
Veton Elshani zëvendësdrejtor i Policisë në veri të Kosovës ka thënë mjeti i hedhur është një mjet piroteknik.
“Pas verifikimit nga Forenzika, është bërë e ditur se ishte një mjet piroteknik”, tha Elshani.
Ai ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.


