Armando Broja e ka gjetur rrugën e golit edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenham.
Broja shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij, me Southamptonin që në fund arriti edhe fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i kësaj skuadre, Ralph Hasenhuttl e ka komplimentuar përsëri sulmuesin shqiptar për paraqitjen e tij.
“Kam mësuar në futboll që të mos shoh shumë para. Jam i lumtur që tani është këtu. Jam i lumtur që ai mëson dhe bëhet më i mirë. Ai e di se çfarë është më e mira për të. Puna jonë është ta bëjmë atë më të mirë dhe çdo tjetër po del në pah”, tha fillimisht ai për BT Sports pas sfidës.
“A po bëhet gjithnjë më i mirë? Po, absolutisht. Ne kemi më shumë zgjidhje ndeshje pas ndeshje, ne gjejmë zgjidhje brenda zonës, kemi më shumë lojtarë në zonë dhe është e vështirë të mbrosh ndaj nesh dhe sot ishte padyshim paraqitja ofensive më e mirë e sezonit. Të krijosh kaq shumë shanse ndaj një skuadre kaq të organizuar është fantastike.
Faulli ndaj Brojës te goli i Tottenham? E dini çfarë?! Nuk ishte vendimtare për fatin e ndeshjes ndaj po e pranoj”, tha duke qeshur trajneri i Southmapton.
/GazetaBlic Sport/


