Sporti

Shkëndija pëson humbje të ngushtë ndaj Qarabag, por gjithçka mbetet e hapur

08/05/2025 21:56
nga:Mergim Rreci

Në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, Shkëndija u mposht në shtëpi me rezultat 0-1 nga Qarabagu.

Edhe pse skuadra shqiptare pati disa raste të mira për të shënuar, për fat të keq nuk arriti t’i konkretizojë ato në gol.

Megjithatë, loja e mirë dhe përpjekjet e ekipit dhanë shpresë se gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e dytë.

Shkëndija do të kërkojë të përmirësohet dhe të marrë rezultat pozitiv në transfertë, duke shpresuar për kalimin më tej në këtë garë.

Bayramov realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke e dërguar topin në rrjetë nga penalltia.

/GazetaBlic Sport/