Antari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka informuar zyrtaren e lartë të Lëvizjes Vetvendosje, Dejona Mihali duke i thënë shikoje këtë foto dhe 100 taksapaguesit dhe punëdhënësimt më të mëdhenj në vend, ku janë mbi 80% e ekonomisë së Kosovës, çdo ditë po e shkatërroni ekonominë e këtij vendi, shkruan Gazeta Blic
“Në fotografinë e bashkangjitur janë 100 taksapaguesit dhe punëdhenësit më të mëdhenj në vend, janë mbi 80% e ekonomisë të Kosovës. Të njejtit, siç po shihet në fotografi, masovikisht, ju përgjigjen ftesës tonë, për të diskuuar #RrugeneRe, rrugën për zhvillim, një rrugë pa shantazhet, linçimet dhe kërcenimet e juaja”, shkroi Rukiqi
Tutje ai shkroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, komunikon hapur dhe çdo ditë me bizneset dhe se do t’ja kthejmë të mbaren ekonomisë, zhvillimit dhe punësimit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, komunikon hapur dhe çdo ditë me bizneset, me të gjitha format e komunikimit, edhe me telefon, për të dëgjuar, se si po e shkatërroni ekonominë e vendit çdo ditë dhe për të mësuar se si me Rrugen e Re, do t’ja kthejmë të mbaren ekonomisë, zhvillimit dhe punësimit”, shkroi Rukiqi
Postimi i plotë:


