Sporti

Ronaldo: Unë nuk ndjek rekorde, rekordet më ndjekin mua

05/28/2024 08:14
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo komentoi në rrjetet sociale arritjen më të fundit në karrierën e tij, duke u bërë golashënuesi më i mirë ndonjëherë në një edicion të ligës saudite, me 35 gola.

“Unë nuk ndjek rekorde, më ndjekin rekordet”, ka shkruar sulmuesi i Al Nassr në llogarinë e tij në Instagram, pas fitores ndaj Al Ittihad, transmeton GazetaBlic Sport.