Sporti

Raportohet se Kylian Mbappe po kërkon transferimin e Griezmann tek PSG

08/22/2023 08:43
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe duket se do të qëndrojë te Paris Saint-Germain deri në fund të kontratës së tij. Sulmuesi francez ka marrëveshje me klubin parisien deri në vitin 2024, ndërsa ka gjasa që ai të rinovojë nën një klauzolë që i lejon largimin për një shumë mbi 100 milionë euro.

Derisa ka vendosur të qëndroje te PSG, Fantatik raporton se Mbappe i ka kërkuar klubit që të transferojnë Antoine Griezmannin nga Atletico Madrid.

Lojtari ka klauzolë 25 milionë euro për t’u larguar dhe kjo mund të ngjallë interesim nga kampioni i Ligue 1.

Griezmann do të ishte i hapur të largohej nga klubi spanjoll, por vetëm nëse i ofrohet një pagë më e lartë.

Besohet se lojtari përfiton rreth 20 milionë euro në sezon te Atletico Madridi, ndërsa PSG njihet si një klub që nuk e ka problem të shpenzojë në paga.