Sporti

Marotta: Interi, skuadra më e mirë momentalisht në Serie A!

01/09/2024 07:55
nga:Mergim Rreci

CEO i Inter-it, Giuseppe Marotta iu është përgjigjur rivalëve, të cilët deklarojnë se “zikaltërit” janë favorizuar nga VAR-i.

Në një prononcim për mediet, numri një Inter-it theksoi se statistikat vërtetojnë se cila është skuadra më e mirë momentalisht në Serie A, ndërsa shton se ai dhe “zikaltërit” asnjëherë nuk ankohen për vendimet e arbitrave, por kjo sipas tij nuk do të thotë se ndaj tyre nuk ka pasur penalizime.

“Duhet të njohim meritat e Inter-t, duhet pranuar që meriton të jetë i pari në Serie A. Statistikat ndihmojnë për të vlerësuar objektivisht faktet dhe për të thënë se jemi me autoritet në krye të tabelës. Polemika për VAR? Është pjesë e lojës. Unë nuk jam këtu për të listuar gabimet e bëra në dëmin tonë, kjo nuk është mënyra ime për t’i bërë gjërat apo e Inter-it. Në fund, skuadra më e mirë nga të gjitha këndvështrimet do të fitojë, nuk mund dhe nuk duhet të flasim për favorizim”-deklaroi Marotta.