Lajme

Lagjja ‘7 Shtatori’ me mbështetje të madhe për Agron Kuçin – ‘Fitorja do të arrihet që në raundin e parë’

09/26/2025 21:36
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka vizituar lagjen 7 shtatori, ku u dëshmua mbështetja që kanë për të, raporton GazetaBlic.

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve i ka dhënë kësaj force politike një besim të palëkundur për fitore në zgjedhjet lokale që po afrohen.

Postimi:

Lagjja “7 Shtatori” i dëshmoi Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatit për kryetar Agron Kuçit, se nuk kanë arsye të mendojnë gjatë për fitoren sepse atë tashmë e kanë të sigurt. Ajo për çfarë duhet të mendojnë është përgatitja e projekteve që do ta zhvillojnë Junikun dhe do ta ndryshojnë për të mirë jetën e qytetarëve.

Përkrahja e madhe që po merr Agron Kuçi nga junikasit e bën të besueshme se fitorja do të arrihet që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

#agronkuçi174 ☑️