Sporti

Këto janë të gjitha skuadrat që e kanë siguruar kalimin tutje në Kupën e Kosovës

12/02/2021 15:17
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Drita është kualifikuar tutje pas triumfit ndaj Drenasit në vazhdime, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat 1 me 0.

Dukagjini ka triumfuar ndaj Lirisë me rezultat 2 me 4, duke e siguruar kualifikimin tutje.

KEK-u poashtu e mposhti skuadrën e Trepçës me rezultat, 1 me 0.

Tashmë dihen të gjitha skuadrat të cilat janë kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës: Prishtina, Ballkani, Drenica, Gjilani, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Dukagjini, Drita, Ferizaj, Arbëria dhe KEK-u.

FT’ Drita 1–0 Drenasi (Ndeshja pas vazhdimeve)

Flamurtari 0–3 Ferizaj (Ndeshja pas vazhdimeve)

FT’ Liria 2–4 Dukagjini

FT’ Arbëria 4–0 Vitia

FT’ KEK-u 1–0 Trepça

/GazetaBlic Sport/