Duke shënuar golin e fitores kundër Norwich nga penalltia, Cristiano Ronaldo barazoi një arritje historike në Manchester United.
Ai u bë lojtari i tretë që shënon, në të njëjtin sezon, nën drejtimin e tre trajnerëve të ndryshëm (Solskjaer, Michael Carrick dhe Ralf Rangnick), përcjell GazetaBlic Sport.
Një sukses që vetëm James Hansen dhe Joe Spence e kishin arritur kur në vitin 1926/1927, ata shënuan nën drejtimin e John Chapman, Lal Hilditch dhe Herbert Bamlett.
/GazetaBlic Sport/


