Lajme

Murati thotë se për 5 muaj punësuan mbi 5 mijë të rinj përmes programit “Superpuna”

08/03/2023 18:43
nga:Sh R

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për pesë muaj janë të punësuar 5 mijë e 90 të rinj.

Prej tyre 2 mijë e 327 vajza dhe 2763 djem, Ky punësim është bërë përmes programit ”Superpuna”.

”Këto janë rezultatet për 5 muaj. Qeveria për rininë”, ka shkruar Murati.

”Superpuna” është një mekanizëm qeveritar, ku shteti për 6 muaj paguan një person 250 euro në muaj, si dhe punëdhënësi mund të shtojë mjete financiare sipas dëshirës.

Në këtë program mund të aplikojnë të rinjtë deri në moshën 25-vjeçare.