Sporti

Problemet në ndeshjen me Atleticon, UEFA dënon me 14 mijë euro Manchester Cityn

05/13/2022 21:16
nga:Mergim Rreci

UEFA njoftoi këtë të premte se ka gjobitur Manchester Cityn me 14 mijë euro.

Një sanksion i vendosur për shkak të “sjelljes së pahijshme të skuadrës”, në ndeshjen kundër Atlético Madrid, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Një përleshje mes Vrsaljko (Atlético Madrid) dhe Kyle Walker (Manchester City) çoi në ndërhyrjen e më shumë futbollistëve dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Kujtojmë se Manchester City shkoi në gjysmëfinale me barazimin pa gola që u zhvillua në “Wanda Metropolitano”, pasi që kishin fituar ndeshjen e parë.