Arsenali është favoriti absolut për titullin e Premier Ligës, me një shans pothuajse 87% për të triumfuar si kampionët e rinj të Anglisë.
Këtë e tregon simulimi më i fundit nga kompania autoritative e statistikave Opta, e cila analizon shanset e ekipeve në elitë, transmeton GazetaBlic Sport.
Pavarësisht barazimit 0-0 të Arsenalit me Liverpoolin të enjten në mbrëmje, skuadra mbetet një lidere bindëse në renditje.
Pas 21 ndeshjeve të luajtura, “Topçinjtë” kanë një epërsi të rehatshme prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt të vendit të dytë.
Opta u jep londinezëve një probabilitet jashtëzakonisht të lartë suksesi. Sipas të dhënave, Arsenali ka 86.8% shanse për të fituar titullin.
Sipas Opta-s, Manchester City ka 8.9%. Aston Villa është e treta (4.2%), dhe Liverpooli ka vetëm 0.1% shanse për të mbrojtur titullin.
Është interesante se, sipas modelit të Opta-s, këto janë të vetmet katër ekipe që kanë një shans teorik për të luftuar për vendin e parë. Pjesa tjetër e ekipeve janë jashtë garës.
/GazetaBlic Sport/


