Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit I. J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale; kanosje, lëndim i lehtë trupor dhe marrje e pasurisë së luajtshme, raporton Gazeta Blic.
Sipas kërkesës, “me datën 19 korrik 2023, rreth orës 12:30, tek Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit A. L. dhe G. H., në atë mënyrë që ditën kritike të dëmtuarit nuk lejohen nga i pandehuri që të xhirojnë në hapësirën brenda spitalit, dhe posa i dëmtuari A. L. del jashtë dyerve të spitalit i pandehuri e kanos me fjalët “të baj për emergjencë, nale kamerën se ta thej për kry, mos ma prek gishtin se ta marr shpirtin”, dhe e sulmon fizikisht duke e shtyrë ne regjionin e kraharorit dhe duke e goditur tek kamera, pastaj hyn brenda në kabinë e merr një shkop druri dhe më të e godet të dëmtuarin në regjionin e fytit, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore. Kur e vëren se po incizohet nga e dëmtuara G. H., të njëjtës i drejtohet me fjalët kërcënuese “nëse dalin videot dikun ti ki mu përgjigj privatisht edhe menjëherë dilem jashtë se të ngrehi zhag prejt ktuhi”, afrohet tek e dëmtuara dhe me forcë ia merr telefonin nga dora me qellim që ti fshijë video incizimet”.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer tri vepra penale, ”Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Bedri Krasniqi thotë në ditën kur akuzohet se vrau policët ishte nisur për Mitrovicë


