Sporti

Milani duket se do ta refuzojë transferimin e Naby Keita, shkak dështimi i Divock Origit

04/27/2023 19:22
nga:Mergim Rreci

Milanit i është ofruar mesfushori i Liverpool, Naby Keita, por kuqezinjtë thuhet se nuk janë të sigurt për marrëveshjen pas transferimit të Divock Origit verën e kaluar.

Keita tashmë është në dispozicion si agjent i lirë pasi kontrata e tij në ‘Anfield’ skadon në fund të sezonit. Il Corriere dello Sport konfirmon se 28-vjeçari u është ofruar kuqezinjve në një transferim të mundshëm të lirë, por gjigantët e Serie A nuk janë të sigurt për kompletimin e marrëveshjes, transmeton GazetaBlic Sport.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se kuqezinjtë i kanë pezulluar bisedimet, “veçanërisht duke pasur parasysh që transferimi i fundit nga Liverpooli, Origi, ka pasur vështirësi këtë sezon”.

Origi nënshkroi një kontratë 4 milionë euro në vit deri në vitin 2026 me gjigantët e Serisë A verën e kaluar, duke u transferuar si një transferim i lirë. Megjithatë, ai ka shënuar vetëm dy gola në 30 paraqitje në të gjitha garat, duke mos e justifikuar pagën e tij të majme.

Keita iu bashkua Liverpoolit nga RB Leipzig në një marrëveshje prej 60 milionë euro në 2018 dhe ka shënuar 11 gola në 129 ndeshje konkurruese me Reds.

/GazetaBlic Sport/