Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës.
Pas triumfit të Argjentinës ndaj Kroacisë, sonte mësohet edhe finalisti i dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
Maroku dhe Franca do të përballen në ora 20:00, atje ku pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Maroku është befasia e këndshme e këtij kampionati, duke dhuruar paraqitje fantastike deri në gjysmëfinale dhe tashmë kërkon finalen e madhe.
Në anën tjetër, Franca ka qenë superiore deri më tash në këtë Kampionat Botëror dhe natyrisht ka epitetin e favoritit, duke kërkuar që ta përsëris suksesin e vitit 2018.
Franca: Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud
Maroku :Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal
/GazetaBlic Sport/