Davide Ancelotti ka arritur marrëveshje me Lille për të marrë drejtimin e skuadrës franceze si trajneri i ri.
Sipas raportimeve të fundit, palët kanë finalizuar kushtet e marrëveshjes, duke hapur rrugën që italiani të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij si drejtues ekipi, transmeton GazetaBlic Sport.
Ancelotti, i cili ka qenë pjesë e stafit teknik të babait të tij, Carlo Ancelotti, te disa prej klubeve më të mëdha evropiane, tani pritet të marrë përgjegjësinë e radhës si trajner kryesor në një klub të nivelit të lartë, sepse ajo në Brazil nuk shkoi siç duhet.
Lille, nga ana tjetër, po synon një projekt të ri dhe shikon te Ancelotti një profil modern, me përvojë në futbollin elitar dhe njohuri të thella taktike.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë së shpejti, ndërsa klubi francez po përgatitet për një epokë të re nën drejtimin e teknikut italian.
/GazetaBlic Sport/


